BotaLajmeMaqedoniTopLajm

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte mbështesim propozimin e Francës

Kryeministri i Holandës Mark Rutte priti në një takim Kryeministrin Edi Rama, me të cilin bisedoi kryesisht për negociatat me Bashkimin Europian por edhe për çështje të tjera.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Rutte tha se Holanda mbështet propozimin francez që do të mundësojë heqjen e bllokadës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Ka pasur një moment të ri në procesin e anëtarësimit. Ne mbështesim propozimin francez për heqjen e pengesave që ende po bllokojnë Maqedoninë e Veriut, dhe po kështu Shqipërinë. Gjëja e fundit që dimë është që qeveria po i hedh një vështrim pozitiv propozimit. BE në momentin që të arrihet një kompromis nuk do ta lërë vetëm Maqedoninë e Veriut. Sapo të kemi një Po, KE, KiE do të jenë shumë të lidhur ngushtë me atë që ndodh në Maqedoninë e Veriut. Po kështu do jetë një shpërblim edhe për punën e bërë nga qeveria e Edi Ramës. Europa është më e madhe se BE dhe diskutuam sot këtë nismë franceze që nuk është alternativë ndaj anëtarësimit, por diçka e bashkëlidhur që ka të bëjë me mënyrën se si ne në Europë si të mund të punojmë së bashku për çështje që duhet të punojmë së bashku”, u shpreh Rutte.

Ndër të tjera dy Kryeministrat folën edhe për sulmin rus në Ukrainë.

“Holanda dhe Shqipëria janë të bashkuara në mbështetje të Ukrainës. Jam i lumtur që Shqipëria mbështet plotësisht sanksionet kundër Rusisë”.

Në tjetër çështje që u diskutua mes Rutte dhe Ramës, janë edhe shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Holandës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close