BotaLajme

Kriza e emigrantëve: Si mund të mbrojë BE kufijtë e jashtëm?

Ashpërsohet situata në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, ku mijëra migrantë presin të hyjnë në BE. Brukseli ndërkohë po përgatit sanksione të reja kundër Bjellorusisë.

Gjendja në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë ashpërsohet. Pas disa kalimeve kufitare, Polonia detyroi të kthehen qindra migrantë në Bjellorusi. Sipas të dhënave nga Polonia është shtuar numri i refugjatëve në kufi në 24 orët e fundit. “Gjendja nuk është e qetë”, tha ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak. Grupe migrantësh përpiqen në të njëjtën kohë të “sulmojnë” kufirin polak. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki e akuzoi Bjellorusinë për “terrorizëm shtetëror” të mërkurën. E ngarkuara e OKB për refugjatët, Michele Bachelet e cilësoi situatën në kufi si “të padurueshme”. (E akt.)

Propozimi më i pazakontë për gjendjen në kufirin polak-bjellorus erdhi nga ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov të martën. Pse BE nuk do t’i japë “ndihmë financiare” Bjellorusisë për të penguar refugjatët që të shkojnë drejt kufirit me Poloninë, tha Lavrov. Këtë e ka bërë edhe në marrëveshjen e saj me Turqinë. Eurodeputeti konservator Markus Ferber e komentoi këtë me fjalët, se “Erdogani ishte shpikësi i kësaj strategjie johumane, kurse Lukashenko po përpiqet të bëjë një model “franchise”. Në kufijtë e jashtëm polakë do vendoset tani, nëse këto përpjekje për presion do të bëhen rrugë.”

Ushtarë polakë
Polonia forcon angazhimin politik

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki pas vizitës në zonën kufitare të Kuznicës, ku të martën u mbyll kufiri, ai shkroi në twitter. “Sot po vihet në rrezik stabiliteti dhe siguria e të gjithë BE. Ky sulm hibrid nga regjimi i Lukashenkos drejtohet kundër nesh. Ne nuk do të trembemi dhe do të mbrojmë paqen në Europë me partnerët tanë në NATO dhe BE.”

Ministria e Mbrojtjes në Minsk u kundërpërgjigj dhe i quajti akuzat “ta pabazuara dhe të paprovuara” dhe akuzoi Poloninë se po i rrit qëllimisht tensionet. Të mërkurën Minsku fajësoi BE se e ka provokuar krizën e refugjatëve për të vendosur sanksione të reja kundër Minskut. “Kriza e refugjatëve u provokua nga vetë BE dhe shtetet fqinje të Bjellorusisë”, tha ministri i Jashtëm bjellorus Vladimir Makei gjatë vizitës në Moskë të mërkurën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close