LajmeSport

Ibrahimoviç i çudit të gjithë

Ndarja nga jeta e Franko Barezit në moshën 66-vjeçare tronditi botën e futbollit.

Mesazhe të panumërta u publikuan nga ish-shokët e skuadrës, rivalët, trajnerët dhe të gjithë tifozët në mbarë botën.

Kapiteni legjendar i Milanit bashkoi në një ditë botën e futbollit.

Tifozët e Milanit ndërkohë nuk kanë kapërdirë një fakt, që Zlatan Ibrahimoviç nuk ka reaguar publikisht.

Këshilltari i pronarëve të Milanit është mjaft aktiv, por për Barezin ka vendosur të shmangë rrjetet sociale.

Tifozët kanë shpërthyer, ndërsa nuk dihet arsyeja përse Ibrahimoviç e shmangu Barezin.

Prej kohësh, tifozët janë kundër Ibrahimoviç. Si lojtar gëzonte simpatinë e tyre, por ndryshe ndodh duke mbajtur rolin e këshilltarit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close