LajmeMaqedoniPolitik

Krijimi i partive të reja paralajmëron zgjedhje parlamentare

Numri i partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut ka arritur në nëntë, por ku numër nuk është përfundimtar bazuar në paralajmërimet për formimin edhe të dy partive tjera.

Vetëm gjatë këtij muaji janë formuar dy parti, Lëvizja Demokratike që drejtohet nga Izet Mexhiti, ish-nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Evropiane që drejtohet nga Arjanit Hoxha, ish-sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes Besa.

Nismat për formimin e partive të reja ata i arsyetuan me pakënaqësitë nga veprimet e partive ku kishin vepruar deri më tani.

Izet Mexhiti për një kohë kishte vepruar në BDI, si pjesë e një fraksioni së bashku me disa anëtarë të tjerë, por pas kundërshtimit të fraksionit nga kreu i partisë, Ali Ahmeti dhe “pamundësisë për imponimin e mendimit ndryshe”, ai vendosi të formonte partinë e re.

Ndërkaq, Arjanit Hoxha vendosi të largohej nga Lëvizja Besa, për shkak të pakënaqësisë me vendimin e këtij subjekti, që së bashku me dy parti opozitare – Lëvizjen Demokratike dhe Alternativën – të formonin një front opozitar për të sfiduar BDI-në në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Përveç BDI-së, pjesë e Qeverisë maqedonase janë edhe dy parti tjera shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, ndërsa si parti jashtëparlamentare janë Partia e Prosperitetit Demokratik, që është edhe partia e parë shqiptare, dhe Lëvizja Qytetare Evropiane.

Formimi i partive të reja është përcjell me përplasje të mëdha me partitë ekzistuese dhe subjektet kanë akuzuar njëra-tjetrën për “përçarjen e elektoratit shqiptar”, si dhe për “dështime në realizimin dhe artikulimin e interesave të shqiptarëve”.

Shpëtim Pollozhani, njohës i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se dalja në skenë e partive të reja, që ai e cilëson si “kërpudhat pas shiut”, nuk është gjë tjetër pos interes i grupeve të caktuara, pasi sipas tij, ata pakënaqësitë e tyre duhej t’i artikulonin brenda partive ku vepronin dhe jo të formonin parti të reja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close