LajmeMaqedoni

Kreu shtetëror të japë pëgjegjësi për tragjedinë e autobusit dhe jo të defilojë në ceremoninë mortore!

Sot vijnë trupat e pajetë nga Bulgaria që vdiqën në tragjedinë e ndodhur kohë më parë nga autobosi që po kthehej nga Turqia, i qe u dogj bashkë me 44 viktimat në rrethana ende të pa zbuluara.

Sot kthehet dhimbja sërisht në familjet që i humbën më të afërmit e tyre, e kjo dhimbje do i prek të giithë qytetarët tanë.

Shtrohet nje pyetje farë e thjeshtë: a kanë vend në gjithë këtë mort kreu i shtetit, ti pres kufomat në Aeroportin e Shkupit, ata të cilët në një mënyrë ose tjetër kanë përgjegjēsi për kë tragjedi.

Pse duhet ata të jenë aty duke defiluar kur të njejtët kanë lejuar autobus tē vjetër pa licenca ti vozisin qytetarët tanë edhe drejt rrugës së vdekjes?

A skanë turp ata që kjo tragjedi po ju përsëritet shpesh, si në Llaskarcë, ne spitalin e Tetovës e në Bullgari, ndërsa ata nuk po gjejne fajtorin, nuk e dënojnë atë që dikush tjetër të mbushet me mend, dhe të tilla raste mos të përsëriten më.

Lerëni familjet e tyre te presin e ti qajnë ata duke derdhur lotin e fundjes të dhimbjes, sepse ju skeni ndjenja! Nësë pak do të kishit dashur ta zbutni dhimbjen e familjarëve , ju do të kishit zbuluar një fajtorë pë ta dënuar. Drejtësia dhe përgjegjësia për qytetarët dhe familjarët është më rëndēsishme se protokoli i Juaj shtetëror, ku edhe koka juaj e ulur nuk mund tju shfajësoj nga kjo dhe shumë tragjedi tjera që nuk ishin natyrorë, e që humbën shumë jetë të pafajshme duke lënë dhimbje, plagë e trishtim!

Related Articles

Back to top button
Close
Close