
Kryetari i Aleancës për shqiptarët Zijadin Sela ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmani Kadriu.
Kuvendi i Kosovës sapo zgjodhi Presidenten e Republikës së Kosovës, Zonjën Vjosa Osmani, duke kurorëzuar me sukses konsolidimin dhe ndërtimin e instititucioneve më të rëndësishme të Kosovës.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani edhe në të kaluarën ka dëshmuar kapacitete të larta politike, intelektuale dhe shtetndërtuese, dhe si rrjedhojë e kontributit politik qytetarët e Kosovës e përkrahën masovikisht atë dhe listën e saj që përfaqësonte.
Urojmë që Vjosa Osmani, si Presidente e Kosovës ta ushtrojë këtë pozitë në mënyrën më të mirë të mundshme, në shërbim të unitetit politik dhe krijimit të konsenzusit politik, saherë që do të jetë i nevojshëm ai për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Përgëzime edhe shumicës së deputetëve të LDK, që dëshmuan konstruktivitet dhe maturi politike, duke i ndihmuar procesit të zgjedhjes së Presidentes se Kosovës dhe duke pamundësuar një krizë të re politike.
Në emrin tim dhe të Aleancës për Shqiptarët, urimet më të sinqerta Zonjës Vjosa Osmanit dhe gjithë qytetarëve të Kosovës për zgjedhjen e saj Presidente e Kosovës!




