BotaEkonomiLajme

Kreu i agiensisë ndërkombëtare të energjisë: Bota po përballet me krizën më të madhe të energjisë

Bota po përballet me krizën më të madhe energjetike në histori, për shkak të trazirave të shkaktuara nga konflikti me Iranin.

Kështu përsëriti sot (30 prill) Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë.

“Tregjet e naftës dhe tregjet e gazit po përballen me vështirësi të mëdha. Herën e fundit që pashë, çmimi i naftës ishte mbi 120 dollarë, gjë që po ushtron shumë presion mbi shumë vende”, tha Birol (foto poshtë) në një konferencë në Paris.

Dhe më tej nënvizoi se:

“Bota jonë po përballet me një sfidë të madhe ekonomike dhe energjetike”fatih birol

Çmimet e naftës së papërpunuar Brent u rritën në nivelin më të lartë katërvjeçar të hënën, mes shqetësimeve se lufta në Iran mund të përshkallëzohet.

Rekordi kapi 126 dollarë për fuçi e zgjati disa orë, por më pas ra deri në 112 dollarë

Related Articles

Back to top button
Close
Close