LajmeMaqedoniTopLajm

Kreshnik Bekteshi në Turqi takime të shumta për thithjen e investimeve në vend

Ministri i ekonomisë së RMV, Kreshnik Bekteshi gjatë vizitë së tij zyrtare në Turqi ka takuar Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë me të cilët ka biseduar rreth kushteve që ofron vendi ynë për investime të reja nga ana e Turqisë në RMV, përcjell TOP24.
Ndryshe këtë e bëri të ditur vet ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi përmes një postimi në profilin e tij në FB.
Përmes ndërlidhjes së bizneseve ne mund të rrisim potencialin për bashkëpunim ekonomik midis Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë.
Sot realizova takim me Bordin e Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike të Turqisë ku diskutuam mundësitë për të rritur investimet e kompanive turke në vendin tonë.
Miqësia e shkëlqyeshme dhe marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve janë një motiv i rëndësishëm për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare duke lidhur bizneset. Rishikimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit Tregtar, për të cilin ne tashmë jemi duke punuar intensivisht, do të kontribuojë në rritjen e shkëmbimit midis dy vendeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close