BotaLajmeTopLajm

KQZ-ja pranon peticionet për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar peticionet për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave në veri.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, i cili tha se procesi i verifikimit të nënshkrimeve mund të zgjasë.

“I kemi pranuar peticionet prej katër komunave dhe verifikimi i nënshkrimeve do të bëhet në vijim. Ka shumë numër i madh nënshkrimesh dhe nevojitet kohë për konfirmim”, ka thënë Radoniqi.

Për të ecur tutje, peticioni duhet të nënshkruhet nga së paku 20 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Related Articles

Back to top button
Close
Close