LajmeMaqedoniTopLajm

KOVAKS ja se cila vaksinë do të arrijë në vendin tonë

Ministria e Shëndetësisë informon se KOVAKS sistemi përmes një shkrese i kumtoi detajet për dërgesën e parë dhe llojin e vaksinës e cila do të arrijë në vendin tonë. Siç qëndron në kumtesë bëhet fjalë për vaksinën AstraZeneka, nga e cila sasia e parë për Maqedoninë e Veriut është planifikuar të arrijë në muajin mars. Nga KOVAKS informojnë se për Maqedoninë e Veriut janë paraparë 103.200 dhe 175.200 doza nga kjo vaksinë, nga të cilat rreth 35% duhet të arrijnë në tremujorin e parë, ndërsa të tjerat në tremujorin e dytë të vitit.

Në mënyrë shtesë, theksohet në kumtesën nga Ministria e Shëndetësisë, nga KOVAKS informojnë se në valën e parë të dorëzimit të vaksinës Fajzer BNT162b2 janë përfshirë vetëm 18 pjesëmarrës, ndërsa nuk janë të përfshirë vendet të cilat kanë filluar programet e tyre të vaksinimit kundër Kovid-19. Nga mekanizmi i KOVAKS deklarojnë se në fazat e ardhshme të shpërndarjes së dozave të vaksinës Fajzer mund të përfshihen edhe pjesëmarrës të tjerë në mekanizëm.

“Ministria e Shëndetësisë thekson se sistemi është plotësisht i gatshëm për të marrë sasitë e vaksinave përmes mekanizmit KOVAKS, por në të njëjtën kohë siguron vaksina nga prodhues të tjerë dhe përmes mekanizmave të tjerë, të cilët Republika e Maqedonisë Veriore duhet të marrë. Për atë qëllim, dje në Parlament u votuan ndryshimet në Ligjin për Barnat dhe Pajisjet Mjekësore që i referohen regjistrimit të vaksinave kundër Kovid-19 në vend”, theksohet në kumtesë.

Lidhur me vaksinimin, theksohet se Republika e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar mbështetje të sigurt dhe të besueshme logjistike për pritjen, ruajtjen dhe shpërndarjen e vaksinave në pikat e vaksinimit ku do të kryhet vaksinimi. Për vaksinat që kërkojnë mirëmbajtjen e një zinxhiri standard të ftohtë nga 2 ° C në 8 ° C, përdoret sistemi ekzistues i logjistikës. Për vaksinat që kanë një regjim të veçantë të temperaturës së pritjes, ruajtjes dhe transportit në një temperaturë më të ulët se -70 ° C ose -20 ° C, rrjeti ekzistues është azhurnuar duke siguruar frigoriferë të përshtatshëm. Nga Ministria e Shëndetësisë potencojnë se sistemi për vaksinim është i përgatitur plotësisht. Sipas Planit Kombëtar të konfirmuar për imunizimin e popullsisë, vaksinimi kundër KOVID-19 do të zbatohet në tre faza. Në fazën e parë, është planifikuar të vaksinohen profesionistë shëndetësorë të cilët janë në vijën e parë të përgjigjes në mjediset e spitalit me një rrezik të lartë dhe shumë të lartë të marrjes dhe transmetimit të infeksionit. Në këtë fazë, është planifikuar të vaksinohen grupet e mëposhtme prioritare: të rriturit e moshuar me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes, komplikime dhe rezultat fatal, të përcaktuara nga rreziku bazuar në moshë, persona më të vjetër se 70 vjeç.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close