LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski: Unë kam lindur në Kumanovë, kurse gruaja ime në Kriva Pallankë! Nuk mund të jap detaje për të gjithë paraardhësit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka komentuar shkrimet e ndryshme mbi origjinën e familjes së gruas së tij. Kovaçevski tha se kjo nuk është etike dhe siguroi se edhe ai edhe familja e gruas së tij kanë prejardhje nga qytetet e Maqedonisë së Veritu.

“Babai i gruas time është lindur në Kumanovë, gjyshi i gruas time është lindur në Kriva Pallankë, gruaja ime është lindur në Kriva Pallankë. Unë jam i lindur në Kumanovë. Fëmijët tanë janë lindur në Shkup dhe të gjithë ne kemi dokumente personale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sa i përket paraardhësve tjerë, unë me të vërtetë nuk mundem të komentoj në detaje”, tha mes tjerash Kovaçevski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close