LajmeMaqedoniTopLajm

Kovaçevski takohet me të gjithë familjen Soros

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski dhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq, sot janë takuar me Xhorxh dhe Aleksandër Soros, kumtoi sot Qeveria pa dhënë më shumë detaje për arsyet e takimit.

Në takim u theksua se Qeveria e Maqedonisë promovon dhe praktikon vlerat e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe shoqërinë e hapur, vlera të njëjta për të cilat qëndron edhe Fondacioni Shoqëria e Hapur.

Bashkëbiseduesit theksuan se hapja e shtetit për zhvillimin e demokracisë, sundimi i ligjit janë kyçe për zhvillimin e ekonomisë, për investime të reja nga kompanitë vendase dhe të huaja.

Kovaçevski tha se Qeveria do të vazhdojë të mbështesë qytetarët e mendimit të lirë dhe masën kritike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close