
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se ai do të respektoj ligjin për Qeverinë teknike dhe se dorëheqjen e tij do ta jep në pajtim me këtë ligj.
“Qeveria teknike do të votohet në parlament dhe do të vazhdojnë të rrjedhin afatet zgjedhore. Bisedojmë me të gjithë partnerët e koalicionit, por bisedimet janë në nivel të analizave , programeve dhe jo në detaje se si do të duken listat e kandidatëve për deputet”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.



