Lajme
Kovaçevski: Integrim i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE për forcimin e sigurisë në Evropë

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët në kuadër të Samitit të katërt të Këshillit të Evropës që po mbahet në Rejkjavik të Islandës.
Tryeza e rrumbullakët, në Samitin e Këshillit të Evropës, u bashkëkryesua nga Presidenti i Rumanisë Klaus Johannes dhe Kryeministri i Luksemburgut Javier Betel, ndërsa mori pjesë edhe kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentja e Sllovakisë Suzana Çaputova, si dhe kryeministrat e Gjeorgjisë Irakli Garibashvili, i Norvegjisë dhe Jonas Garr Store dhe Italisë Georgia Meloni.



