LajmeRajonTopLajm

Kosovë, sot mbahet protesta e OVL UÇK-së kundër aktakuzave të Speciales

Organizata e Veteranëve të Luftës pritet të mbajë sot protesta në të gjitha komunat e Kosovës në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Protesta ka ndryshuar formë për shkak të situatës me koronavirusin ku do të respektohen rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK).

Për protestën e sotme kanë qenë të konfirmuar mbi 20.000 qytetarë, ndërsa sot ka mënyrë të re proteste e cila është e paraparë të jetë me nga 99 persona në çdo qytet duke respektuar distancën sociale.

Protestat janë të sinkronizuara për çdo komunë dhe do të mbahen nga ora 12.00 deri në ora 13.00.

Ndryshe, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka bërë të ditur dje se do të udhëtojë të hënën si i ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale në Hagë

Related Articles

Back to top button
Close
Close