LajmeRajon

Kosovë/ Çmimet në markete po fluturojnë, një Milka ka rënë me aksion 2 euro

Çmimet e produkteve ushqimore vazhdojnë të rriten dita-ditës në Kosovë, duke prekur shumë produkte të përditshme që konsumatorët i blejnë shpesh.

Së fundmi, një lëvizje dukshëm e madhe është vërejtur në sektorin e çokollatave, ku çmimi ka përjetuar një rritje të konsiderueshme.
Një shembull konkret është çmimi i çokollatës “Milka”. Muajin e kaluar, një paketë e këtij produkti shitej për 1,20 euro, ndërkohë që nga dita e djeshme, çmimi i njëjtës çokollatë është rritur ndjeshëm në shumicën e marketeve në vend, duke arritur në 2,49 euro.
Kjo rritje e çmimit ka shkaktuar shqetësim tek konsumatorët, të cilët po përballen me një rritje të përgjithshme të çmimeve të ushqimeve dhe produkteve të tjera të përditshme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close