
Bashkimi Evropian (BE) ka shpallur Kosovën dhe 7 vende të tjera si “të sigurta” për azil.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se Këshilli ra dakord për qëndrimin e tij mbi dy pjesë të legjislacionit të BE-së që do të forcojnë zbatimin praktik të koncepteve kryesore të vendit të sigurt në rregullat e azilit të BE-së.
Në njoftim thuhet se këto ligje të reja të BE-së për migracionin synojnë të vendosin procedura më të shpejta dhe më efektive të azilit për ata që nuk duhet të marrin mbrojtje brenda BE-së.
Sipas vendimit të Këshillit, Kosova është përfshirë si vend i sigurt i origjinës. Kjo do të thotë se aplikimet për azil nga qytetarët kosovarë mund të trajtohen në mënyrë të përshpejtuar. Vendosja e Kosovës në listë bazohet në vlerësimin se vendi ofron mbrojtje të mjaftueshme kundër persekutimit dhe shkeljeve të rënda të të drejtave themelore.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se çdo kërkesë azili nga Kosova do të refuzohet automatikisht — çdo aplikim individual mund të shqyrtohet nëse ekzistojnë arsye specifike për mbrojtje.
Pos Kosovës Këshilli ra dakord që edhe këto vende duhet të përcaktohen si vende të sigurta origjine në nivel BE-je: Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia.



