LajmeRajonTopLajm

Kosova ‘solidarizohet’ me vrasjet e nxënësve serbë, ‘plas’ rrjeti kundër tyre

Pasi u ndezën disa qirinj para Teatrit Kombëtar duke u solidarizuar me rastin tragjik që ka ndodhur në Beograd, ku një nxënës vrau shokët e tij, kanë plasur ragimet e shumta në rrjetet sociale, duke e kundërshtuar një veprim të tillë, shkruan Suri.net Kosova.

Në këtë solidarizim janë parë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Goran Rakiqin.

Biznesmeni Burim Piraj ka reaguar duke shkruar se i vjen keq për çdo fëmijë e çdo qenie të pafajshme, por qirinj si kalli!

“Në shkolla po i mësojnë të urrejnë shqiptarët e po ua përmendin luftën, normal që ata i humbin ndjenjat njerëzore dhe një ditë dalin nga kontrolli”, ka shkruar ai.

Kurse Frashër Oseku lidhur me këtë solidarizim ka shkruar se e kupton “lojën e politikës” që qeveritarët, ministrat shprehin ngushëllime për viktimat e masakrës së Beogradit.

Por për qytetarët e thjeshtë që paskam dhezë qirinjtë, kisha bërë një pyetje.

“Për 20 000 gra të dhunuara gjatë luftës fundit nga Serbia. Për 1653 persona të pagjetur nga lufta e fundit . 12.000 – 13.000 të vrarë nga lufta fundit që Serbia bëri. Sa prej jush keni dhezë qirinjtë?, ka theksuar ai në reagim.

Ndërsa Elmedina Ballazhi lidhur me ndezjen e qirnjëve ka shkruar se këto janë dy plumba të rënd për ne që e duam me zemër Kosovën.

“Prandaj, unë NUK solidarizohem me ta derisa të japin përgjigje për:
-1133 fëmijë të vrarë e të masakruar;
-400 masakra në të gjithë Kosovën;
-humbën jetën 13.500 persona;
-mbi 1600 persona ende konsiderohen të pagjetur;
-mbi 840.000 të dëbuar;
-u dogjën mbi 200 mijë shtëpi, banesa lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika shkolla, ambulanca, biblioteka, objekte fetare etj.
-mbi 20.000 gra janë të dhunuara;
-mbi 1500 eksponante të trashëgimisë kulturore janë vjedhur nga Serbia;
-dëmet janë mbi 22 miliard euro (Serbia që ia shkaktoi Kosovës).”, ka shkruar ajo mes tjerash.

Related Articles

Back to top button
Close
Close