LajmeMaqedoniRajonTopLajm

“Kosova, në kartën A5”, Presidenti Begaj kërkon edhe anëtarësimin në NATO: Forcon sigurinë në rajon

Konferenca e 27-të e Iniciativës SHBA- Karta e Adriatikut, po zhvillohet sot në Tiranë.

Presidenti Bajram Begaj, i ftuar në takim, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës jo vetëm në këtë nismë por edhe në NATO, duke e cilësuar procesin si thelbësor për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

 “Anëtarësimi i Kosovës në këtë kart është thelbësor jo vetëm për sigurinë e Kosovës por edhe per stabilitietnin e rajonit. Kosova ndodnese është një shtet i ri ka treguar perkushtim ndaj paqes dhe perben nje faktor kontribues per sigurine ne Ballkanin Perëndimor”, tha Begaj.

Presidenti u fokusua tek rëndësia e përpjekjeve të aleatëve për forcimin e bashkëpunimit, zgjerimin e NATO-s dhe rritjen e investimeve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

 “Zhvillimet e fundit tregojnë sa i rëndësishëm është investimi në fushën e sigurisë dhe me sa rëndësi është krijimi i platformave të bashkëpunimit dhe ndërveprimit që promovojnë sigurinë rajonale duke krijuar kushtetv për një mjedis më të qëndrushëm dhe të sigurt. Në këtë kontekst suksesi i iniciativës A5 është i padiskutueshëm që prej themelimit të saj në vitin 2003”, shtoi ai.

Shoqëria shqiptare sipas presidentit, mbart vlera të shumta, ndër të cilat spikat harmonia dhe bashkëpunimi ndërfetar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close