LajmeRajon

Kosova fiton medaljen e dytë të artë Olimpike, Basha dhe Rama gëzojnë për Nora Gjakovën: Yll, bravo

Teksa Kosova ka siguruar sot medaljen e dytë të artë në Lojrat Olimpike të Tokios, pasi ka shkëlqyer me një tjetër xhudiste, Nora Gjakove, një urim ka ardhur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në përmjet një postimi në Facebook, Rama i thotë “bravo” xhudistes kosovare.

“YLL Bravo Bravo Bravo #noragjakova #KampioneOlimpike #RESPEKT ” shkrua Rama.

Ndërkohë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha me anë të një postimi në Tëitter, ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë.

“Gëzojmë për medalisten e artë?Nora Gjakovën dhe për Kosovën sepse ky nuk është vetëm një sport por një shtet që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare dhe na nderon të gjithëve! Historike! ??” shkruan Basha.

Nora Gjakova fitoi medaljen e artën në kategorinë 57 kilogramë. Gjakova në finale u ndesh me francezen Sarah Leoine Cysiquen, të cilën e mposhti jo me pak vështirësi. /abcnews.al/

Related Articles

Back to top button
Close
Close