LajmeRajonTopLajm

Kosova e Shqipëria, bashkë në përvjetorin e 110 të shpalljes së pavarësisë

Dita e Flamurit bëri sërish bashkë krerët më të lartë të Shqipërisë e Kosovës në Vlorë. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë. Begaj tha se Shqipëria duhet të jetë zëri i Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe mbështetëse, në udhëtimin e saj euroatlantik.

Pas ceremonisë ata kanë ecur nëpër rrugët e Vlorës dhe më pas janë ndalur në sheshin pranë bashkisë. Ata janë përshëndetur nga qindra qytetarë të Vlorës, të cilët kanë dalë për të festuar këtë ditë të shënuar.

E pos liderëve edhe qindra qytetarë të tjerë nga Kosova dhe trojet e tjera shqiptare udhëtuan për në Vlorë e Tiranë për të festuar 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Duket mrekulli, ka ndryshime që na kanë mbresëlënë. E rëndësishme është kremtimi i festës dhe pjesëmarrja në këtë festë”.

“Jemi nga Ferizaj. Kemi ardhur posaçërisht për festën e 28 nëntorit. Duket mrekulli çdo vit, prandaj vijmë”.

“Kemi ardhur nga Zvicra enkas për t’iu bashkuar karvanit të vëllezërve. Është një rëndësi e veçantë sidomos për ne”.

“Erdha për ti plotësuar dëshirën vajzës, se donte të ishte se s’bën për 110 vjetorin”.

Shqiptarët në Kosovë kanë festë të trefishtë në 28 nëntor. Përfaqësuesit politikë e mijëra qytetarë bënë homazhe në Prekaz. Krahas ditës së Flamurit, shqiptarët shënojnë edhe ditëlindjen e Adem Jasharit dhe daljes në skenë për herë të parë të UÇK-së.

Manifestime të shumta u mbajtën edhe në sheshin e Prishtinës dhe qytetet e tjera të Kosovës.

Flamuri kombëtar u ngrit edhe në Luginën e Preshevës. Në kundërshtim me gjoja ligjet e shtetit serb, kreu i Këshillit Shqiptar në Luginë Ragmi Mustafi ka vendosur të ngrejë flamurin nga selia e këtij institucioni.

Related Articles

Back to top button
Close
Close