
Kosova po ballafaqohet me Izraelin, në kuadër të kualifikueseve të Kampionatit Evropian.
Pjesa e parë e ndeshjes në “Fadil Vokrri” ka përfunduar 1-0 për Kosovës.
Përfaqësuesja “Dardane” ka kaluar në avantazh me golin e realizuar nga Milot Rashica në minutën e 41-të.
Sfida e parë e zhvilluar në Tel-Aviv ishte mbyllur barazim 1-1.
Përballja me Izraelin ka qenë e planifikuar për muajin tetor, por ajo u shty për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme.



