LajmeRajon

Kosova dhe Metohija” nga Prokuroria e Speciales, Çitaku: Fyerje e poshtërim, duhet reagim institucional

Vlora Çitaku, nënkryetare e Partisë Demokratike të Kosovës, ka bërë një reagim pasi që termi “Kosova dhe Metohija” është përdorur nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

 

Rreth kësaj ajo ka thënë se diçka e tillë s’ka ndodh si gabim e as rastësi, por se, përdorimi i këtij termi nga kjo Prokurori, është i motivuar politikisht dhe është fyerje e rëndë për qytetarët e Kosovës.

 

‘‘Përdorimi i termit “Kosova dhe Metohija” nga ana e Prokurorisë së Gjykatës Speciale nuk është lapsus, as gabim i rastësishëm. Është një akt i qëllimshëm, i motivuar politikisht, që përbën jo vetëm një fyerje të rëndë për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe sfidim i institucioneve dhe shtetit tonë.

 

Ky është një poshtërim. Testim i dinjitetit tonë si shoqëri, institucione, si shtet.

 

Të gjitha institucionet e Kosovës duhet reaguar urgjentisht dhe seriozisht.

 

Heshtja sot është aprovim nesër. Dhe nëse heshtim tani, historia nuk do të na falë’’, ka shkruar ajo.

Related Articles

Back to top button
Close
Close