BotaLajme

Koreja e Veriut do të dërgojë 30,000 trupa për të ndihmuar Moskën

Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë 25,000-30,000 ushtarë shtesë për të luftuar për Rusinë në vijën e frontit me Ukrainën, sipas një vlerësimi të inteligjencës ukrainase të raportuar nga CNN.

Këta trupa pritet të mbërrijnë në Rusi në muajt e ardhshëm, duke iu shtuar rreth 11,000 ushtarëve që ishin dërguar në nëntor për të ndihmuar në mbrojtjen e rajonit të Kursk-ut nga inkursionet ukrainase.

Sipas burimeve perëndimore, rreth 4,000 nga ushtarët e Koresë së Veriut tashmë janë vrarë ose plagosur gjatë operacioneve në front. Ky lëvizje tregon përfshirjen në rritje të Phenjanit në konfliktin që po vazhdon midis Rusisë dhe Ukrainës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close