LajmeSport

Kontrata e Trent Alexander-Arnold me Real Madridin – afatgjatë

Një skenar i pabesueshëm mund të marrë formë vetëm një vit pas largimit të Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli.

Sipas raportimeve nga Anglia, te “The Reds” po shqyrtohet seriozisht mundësia e rikthimit të mbrojtësit të djathtë nga Real Madridi.

Alexander-Arnold u largua nga “Anfield” verën e kaluar për t’iu bashkuar klubit madrilen, por aventura e tij në Spanjë nuk ka shkuar sipas pritshmërive.

Lëndimet dhe konkurrenca e fortë për një vend titullari kanë bërë që anglezi të mos arrijë të vendoset si një lojtar i padiskutueshëm në formacion.

Sipas raportimeve, situata e tij mund të bëhet edhe më e vështirë pas afrimit të Denzel Dumfries te Real Madridi, duke e shtuar konkurrencën në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Pikërisht për këtë arsye, në Angli kanë nisur spekulimet për një rikthim të mundshëm të tij në “Anfield”.

Ish-futbollistë dhe analistë anglezë besojnë se Liverpooli duhet t’i lërë pas polemikat që e shoqëruan largimin e tij dhe të tentojë ta rikthejë mbrojtësin, duke vlerësuar se cilësitë e Alexander-Arnold do t’i jepnin një dimension tjetër skuadrës.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë negociatë zyrtare mes dy klubeve dhe gjithçka mbetet në fazën e spekulimeve.

Kontrata e Trent Alexander-Arnold me Real Madridin është ende afatgjatë, ndërsa vendimi për të ardhmen e tij do të varet nga roli që do t’ia ofrojë trajneri Jose Mourinho gjatë këtij sezoni..

Related Articles

Back to top button
Close
Close