
-Bullgaria nuk do të bëjë asgjë nën presion lidhur me Maqedoninë e Veriut, deklaroi sot kryeministri bullgar Kiril Petkov, duke e komentuar zhvillimin e marrëdhënieve midis Shkupit dhe Sofjes.
“Nuk do të bëjmë asgjë nën presion”, deklaroi Petkov gjatë vizitës në vendin Sadovo, i cili ishte goditur nga breshri.
Siç njofton BGNES, Petkov theksoi se Bullgaria tenton të shohë nëse kërkesat dhe nevojat e saj për mbështetjen e bullgarëve në vend mund të garantohen përmes procesit evropian.



