LajmeRajonTopLajm

Konjufca i “rekomandon” Borrellit: Në raport është mirë të thuhet se bankat në veri ishin të paligjshme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj deklaratave të Bashkimit Europian, se në raportin e shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell, pritet të përfshihen edhe operacionet e fundit të autoriteteve të Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës Kursimore të Postës së Serbisë, në veri të vendit.

Konjufca deklaroi se do të ishte mirë që Borrell-i kur ta shkruaj raportin të thotë se “këto institucione ishin banka të paligjshme të Serbisë në Kosovë”.

“Është mirë që kur zotëri Borrell ta shkruaj raportin, të thotë se këto institucione ishin banka të paligjshme të Serbisë në Kosovë, është mirë me ja dhënë definicionin se çka janë ato. Kështu ishin ato, ishin banka të Serbisë në Kosovë, si të tilla mendoj se nuk janë të lejueshme edhe duhet të trajtohen ashtu siç e thotë ligji. Ligji thotë se ato duhet të mbyllen”- është shprehur Konjufca para gazetarëve.

Më 20.05.2024 Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në veri me ç’rast janë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës “Bankë Postare e Kursimeve” (Banka Postanske Stedionica).

Sipas një komunikate për media, ky operacion rezultoi me konfiskimin e provave të ndryshme materiale siç janë rreth 1.6 milion euro, mbi 74 milionë dinarë (rreth 630 mijë euro), mbi 19 mijë franga e mbi 13 mijë dollarë amerikanë.

Mbyllja e këtyre gjashtë njësive, ka nxitur reagime te faktori ndërkombëtar. Ky veprim i autoriteteve kosovare u cilësua si i pakoordinuar dhe se mund t’i përshkallëzojë tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close