
Pas përfundimit të parakohshëm dhe vullnetar të rrugëtimit të saj në “Ferma VIP 3” — vendim të cilin këngëtarja e justifikoi me ngarkesën e lartë dhe cenimin e hapësirës personale — Jonida Maliqi është rishfaqur në publik përkrah Alessios, ish-pjesëmarrës në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Albania”.
Raportimet për një raport të mundshëm mes tyre kishin filluar të qarkullonin në media që gjatë periudhës kur Maliqi ishte ende e izoluar në programin televiziv.



