
Komuniteti Shqiptar-Australian ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar situatën si thellësisht shqetësuese dhe në kundërshtim me parimet bazë të barazisë dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.shkruan Top24
Në një deklaratë publike, përfaqësues të komunitetit shprehin tronditjen dhe indinjatën për diskriminimin e hapur që, sipas tyre, po ushtrohet nga autoritetet qeveritare maqedonase ndaj qytetarëve shqiptarë. Ata theksojnë se në një numër të konsiderueshëm ministrish dhe departamentesh qeveritare nuk është i punësuar asnjë shqiptar, gjë që përbën shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Ohrit.
“Mungesa totale e përfaqësimit shqiptar në institucionet shtetërore është jo vetëm e paligjshme, por edhe një provokim i hapur ndaj bashkëjetesës etnike dhe stabilitetit në vend. Marrëveshja e Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të viteve 2000/2001, garanton qartësisht të drejta të barabarta për shqiptarët që jetojnë në këtë vend për shekuj me radhë,” thuhet në reagim.



