
Një grup i banorëve të fshatit Pirok ndërmorën iniciativë për të vetasfaltuar oborin e shkollës fillore”Sami Frashëri” në fshatin Pirok, duke grumbulluar kështu mjete nga banorët dhe nga mërgimtarët për të asfalltuar këtë hapsirë, shkruan Top24
Ndryshe asfaltimi i oborit të shkollës fillore në fshatin Pirok ishte planifikuar të rregullohet sipas standardeve gjatë pushimeve verore nga ana e komunës së Bogovinës me qëllim që të përfshihen të gjitha nevojat për nxënësit e kësaj shkolle. Investimet e tilla gjithsesi janë të mirëseardhura por sikur këto të kenë një projekt paraprak ku do të përfshiheshin nevojat elementare për nxënësit e asaj shkolle.Top24



