
Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës, Jusuf Abduli përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se sot ka ftuar mbledhje të jashtzakonshme të këshillit të komunë së Tetovës ku është shpallur ditë zie dita e hënë respektivisht 01.12.2025 për nderë të figurës së Shpat Kasapi, shkruan Top24
“Nesër (e hënë), 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve”, thuhet në njoftim.
I njëjti vdiq të mërkurën si pasojë e një sulmi në zemër në moshën 40-vjeçare.
Ai ndodhej në Itali së bashku me partneren Selvije Jao dhe djalin e tyre të vetëm, Roelin.
Artisti i njohur u varros sot në varrezat e qytetit të Tetovës, ku të pranishëm ishin familjarë, miq e figura të famshme.




