LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Tetovës: Revizioni konstaton parregullsi në gjimnazin e Tetovës

Komuna e Tetovës njofton se pas revizionit të kryer në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq” janë konstatuar shkelje të shumta financiare që kanë dëmtuar buxhetin e shkollës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Duke u bazuar ne Raportin e Revizionit Komuna e Tetovës, duke pasur parasysh nenin 93 te Ligjit për arsim te mesëm është e obliguare që këtë raport ta dorëzojë Këshillit të shkollës së mesme të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq”, si organ më i lartë në atë institucion që ta shqyrtoje Raportin e Revizionit Sipas raportit në fjalë gjatë procedurave janë konstatuar shkelje të shumta financiare që kanë dëmtuar buxhetin e shkollës dhe kanë penguar mbarëvajtjen normale të procesit edukativo arsimor.

Këshilli i shkollës ka te drejte Ligjore që urgjentisht të thirr mbledhje i cili ka shqyrtuar raportin e revizionit dhe pas konstatimit për shkelje të shumta ka të drejtë të propozojë shkarkimin e drejtorit dhe për këtë e njofton kryetarin e Komunës së Tetovës.

Pas arritjes se propozimit te Këshillit të Gjimnazit me NR 03-201/1 të datës 11.05.2022 kryetari veproi në bazë të dispozitave ligjore, që për bazë ka propozimin e këshillit të shkollës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.

Gjithashtu përmes avokatit, shtojnë nga atje, komuna ka iniciuar procedurë për të konstatuar shkeljet ligjore që janë bërë nga drejtoresha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close