
Komuna e Tetovës ka reaguar pas prononcimeve të disa eksponenteve të opozites se kjo komunë ka fituar vetëm 1.3 milion euro nga fondet që ka ndarë Qeveria për investime nëpër komuna.
Më poshtë reagimin e plotë.
Komuna e Tetovës ndjen të nevojshme të informojë publikun për dezinformatat që janë përhapur lidhur me investimet në qytetin tonë.
Deklaratat se Tetova ka përfituar vetëm 1.3 milion euro investime janë plotësisht të pasakta dhe synojnë të minimizojnë progresin e arritur deri tani.
Rikonstruimi dhe zgjerimi i rrjetit primar të ujësjellësit në lagjen Jasht Vardarit, me një investim prej 247,942.72 euro, është një tjetër hap drejt përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit në Tetovë.
Rikonstruimi i Shkollës së Mesme Gjoce Stojcevski, një projekt i rëndësishëm për qytetin, ka një vlerë prej afërsisht 2.45 milion euro. Faza e parë e këtij projekti pritet të fillojë së shpejti dhe do të ketë një ndikim të madh në përmirësimin e kushteve të mësimit për nxënësit e Tetovës.
Në total, këto investime kapin vlerën prej 3.8 milion euro, duke tejkaluar ndjeshëm shifrën e raportuar prej 1.3 milion euro.
Komuna e Tetovës mbetet e përkushtuar në realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme që do të sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë.
Inkurajojmë të gjithë qytetarët të mos bien pre e dezinformatave dhe të vazhdojnë të mbështesin punën e përbashkët për ta bërë Tetovën një vend më të mirë për të jetuar.



