LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Tetovës lëshon linjën për në kodrën e diellit

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi ka njoftuar se nga kjo fundjavë do të filloj linja e autobusëve të Tetova Transport nga Tetova deri në Kodrën e Diellit, shkruan Top24

Njoftohen të gjithë qytetarët dhe turistët të cilët dëshirojnë të vizitojnë Kodrën e Diellit, se nga kjo fundjavë do të fillojë me funksionimin linja e rregullt për transport publik në drejtimin “Tetovë – Kodra e Diellit”.
Kjo linjë do të jetë funksionale çdo të shtunë dhe të diel. Transporti i udhëtarëve do të bëhet me autobusët e Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” – Tetovë, duke u lehtësuar udhëtimin qytetarëve drejt kësaj qendre turistike.
Ejani së bashku t’i shijojmë bukuritë e Kodrës së Diellit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close