
Komuna e Tearcës ka njoftuar se gjatë ditës së mërkurë dhe të ejte do të bëhet dezinsektimi në teritorin e komunës së Tearcës duke filluar nga ora 21:00, e deri në orët e para të mëngjesit, shkruan Top24
Ju njoftojmë se, dezinfektimi adulticid kundër mushkonjave nga Vetëqeverisja Lokale, në Tearcë do të kryhet në datat 4-5 shtator 2024, duke filluar nga ora 21:00, e deri në orët e para të mëngjesit.
Dezinfektimi do të kryhet me një gjenerator ULV për mjegullimin e ftohtë, të montuar në një automjet me dritë rrotulluese.
Dezinfektimi kundër mushkonjave do të mbulojë sipërfaqet e gjelbra, vendbanimet, deponitë në zonën tuaj.
Në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike procedura e desinfetimit do të shtyhet për mëtutje, për çka do të informoheni.
Për të gjitha informacionet, kontaktoni personin e përgjegjës mjekësor teknik, Dushan Jovanovski 070 328 459.
Me respekt,
Komuna e Tearcës.



