LajmeMaqedoniTopLajm

Komuna e Tearcës, të gjitha rrugët e kalueshme, vepruam në të gjitha vendbanimet thotë Isen Asani

Komuna e Tearcës ka qenë në gjendje gadishmërie që nga fillimi i reshjeve të borës. “E kemi ndjekur me kujdes gjithë kohën përgjatë rënies së borës, kemi vepruar në kontinuitet dhe kemi bërë pastrimin e borës në të gjitha vendbanimet e komunës së sonë, që të mundësojmë lëvizje pa pengesa për gjithë banorëte komunës sonë” ka theksuar Isen Asani, kryetari i komunës së Tearcës për TOP24.

Kujtojmë se pas reshjeve të borë shumë vendbanime ende përballen me vështirësi në qarkullim.

Komuna e Tearcës edhe këtë vit, si çdoherë në veprim për mirëmbajtjen e rrugëve në të gjitha vendbanimet e Komunës së Tearcës dhe në veçanti rrugën që na dërgon deri te spitali ne fshatin Leshkë!
Një falenderim i veçantë shkon për kompaninë Urban Plan e cila këtë vit është e angazhuar për pastrimin e borës!
Zyra për informim, Komuna e Tearcës!

Related Articles

Back to top button
Close
Close