LajmeMaqedoni

Komuna e Tearcës e hedh poshtë si të pavërtetë dhe manipulues reagimin e Aleancës për Shqiptarë rreth banderolave!

REAGIM I KOMUNËS SË TEARCËS
Komuna e Tearcës e hedh poshtë si të pavërtetë dhe manipulues reagimin e Aleancës për Shqiptarët, e cila po përpiqet të prodhojë skandal aty ku nuk ka as përjashtim dhe as cenim të gjuhës shqipe.
Për informimin e opinionit, billbordi në gjuhën shqipe është vendosur në rrugën kryesore si urim mirëseardhjeje për mërgimtarët tanë. Ndërkaq, billbordet në gjuhën maqedonase dhe turke janë vendosur si shprehje e tolerancës, bashkëjetesës dhe respektit ndaj të gjithë qytetarëve të Komunës së Tearcës. Pretendimi se gjuha shqipe është anashkaluar është i pavërtetë dhe përbën manipulim politik, të ngritur mbi paraqitjen e njëanshme, duke fshehur qëllimisht praninë e billbordit në gjuhën shqipe.
Duket se disa ende nuk janë pajtuar me humbjen në zgjedhje. Kur mungojnë projektet dhe rezultatet, shpiken skandale dhe përdoret gjuha shqipe si mbulesë për dështimin politik. Ndërkohë, Komuna e Tearcës vazhdon të punojë për çdo qytetar dhe çdo lagje. Janë kryer matjet dhe së shpejti do të asfaltohet edhe rruga në lagjen e ish-kundërkandidatit.
Ne nuk do ta lejojmë askënd që gjuhën shqipe ta përdorë si mjet për përçarje dhe përfitim politik. Qytetarët e Tearcës e dallojnë mirë punën nga propaganda dhe faktet nga zhurma partiake.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close