
Nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë plotësuar kushtet për shpalljen e epidemisë në Gostivar, pasi është tejkaluar numri i qytetarëve të sëmurë në nivel javor. Siç sqaroi Dragan Koçinski nga Instituti, shpallja e epidemisë vetëm mundëson koordinim më të mirë mes institucioneve, sepse masat preventive tashmë janë marrë nga institucionet relevante. Rezultatet e mostrave që i kanë marrë në Gostivar, tha se të hënën do të ja dorëzojnë Prokurorisë Themelore Publike, për veprim të mëtejshëm.
“Ajo që mund ta them është se po vërehet rritje e shkallës të personave të sëmurë përmes sistemit alert dhe tejkalimit të numrit javor në territorin e Gostivarit. Ne jemi në koordinim me Qendrën për Shëndet Publik dhe gjatë ditës do të sillet vendim për shpallje të epidemisë. Ajo që duhet të potencohet është se masat për kontrollë dhe preventivë janë aktive gjatë gjithë kohës. Ajo që bëhet në mënyrë shtesë pas shpalljes së epidemisë është koordnimi dhe komunikimi më i mirë mes institucioneve relevante”, tha Dragan Koçinski, Instituti i Shëndetit Publik.
Gjetjet fillestare theksoi si nuk u japin indicie për një shkak të mundshëm sepse qytetarët kanë deklaruar se kanë ngrënë në restorante të ndryshme, kanë pirë ujë nga ujësjellës të ndryshëm, ujë të ambalazhuar, prandaj tha se analizat vazhdojnë.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të Gostivarit që të bashkëpunojnë me epidemiologët duke ju përgjigjur anketës epidemiologjike, në mënyrë që të zbulohet shkaku i sëmurjes së banorëve.
“Apeloj banorëve të Gostivarit që të bashkëpunojnë me personat përgjegjës që ju lajmërohen për anketë epidemiologjike dhe t’i dëgjojnë rekomendimet e punonjësve shëndetësor për dhëmieve te mostrave për analizë mikrobiologjike”, Dragan Koçinski, Instituti i Shëndetit Publik.
Meqenëse nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë bërë ndalesë për pirje e ujit nga ujësjellësi, ai u bëri thirrje qytetarëve të dëgjojnë rekomandimet mos ta pijnë ujin nga ujësjellësi, as të vluar.



