
Komuna e Tearcës në bashkëpunim me ‘’Kryqin e Kuq’’ dhe ‘’Shoqatën e Pensionistëve’’, njofton të gjithë qytetarët pensionistë, raste sociale dhe persona që kanë nevojë për shërbime shëndetësore se do të kenë mundësinë të bëjnë matjen e diabetit dhe tensionit falas. Të interesuarit mund të paraqiten në hapësirat e Komunës së Tearcës,ku do të kenë mundësi të realizojnë kryerjen e shërbimit të lartpërmendur, shkruan Top24
Aksioni do të realizohet të mërkurën më 16 Tetor në hapsirat e komunës së Tearcës duke filluar nga ora 12:00



