RajonShowbiz

Komuna e Prishtinës ndan 150 mijë euro për organizimin e festivalit “Sunny Hill”

Festivali “Sunny Hill” është një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në vend.

Për tri edicione rresht, ky festival ka arritur që të sjellë në Kosovë yje botërorë të muzikës, teksa ka ndarë edhe fonde për art dhe kulturë.

Ky festival i cili në organizimin e tij ka gjetur mbështetjen te shumë partnerë, në të gjitha edicionet e tij është përkrahur edhe nga Komuna e Prishtinës.

Përparim Rama, Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa në konferencën për media në Prishtinë, gusht 2022 (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Këta të fundit kanë nënshkruar kontratë në vlerë 150 mijë euro për kompaninë “The Sunny Hill Sh.P.K”, e cila njëherësh është kompania që realizon festivalin.

Në dokumentin e publikuar në e-Prokurimi, bëhet e ditur se kontrata është dhënë përmes procedurës së negocimit.

Foto: e-Prokurimi

Kontrata është lëshuar më datë 3 gusht, në po të njëjtën ditë që edhe ishte planifikuar të nënshkruhej.

Organizator i festivalit “Sunny Hill” është Dukagjin Lipa, njëherësh i njohur si babai i artistes me famë botërore, Dua Lipa.

Related Articles

Back to top button
Close
Close