
Në zgjedhjet e fundit parlamentare në listat për deputet u gjetën disa kryetarë komunash mes tyre edhe kryetari i komunës së Aerodromit Timço Mucusnki nga VMRO-DPMNE, Blerim Bexheti nga BDI dhe Bilall Kasami nga koalicioni VLEN, shkruan Top24
Sot kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka verifikuar 118 mandatet e deputetëve të rinj në mesin e të cilëve janë Blerim Bexheti kryetar i komunës së Saraj dhe Timço Mucunski kryetarë i komunës së Aerodromit. Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami kërkoi që të mos miratohet mandati i tij si deputet pasi ai do të mbetet kryetar i komunës së Tetovës.



