LajmeMaqedoniTopLajm

Komisioni i jashtë i Kuvendit të Bullgarisë dënon aktet e dhunës ndaj bullgarëve në RMV

Komisioni për politikë të jashtme në Kuvendin e Bullgarisë ka miratuar njëzëri një deklaratë me të cilën dënohen aktet e dhunës dhe thirrjet e dhunës ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, organizatave dhe klubeve të tyre, ndërsa dënon siç thuhet posaçërisht krimin e rënd ndaj bullgarit Hristijan Pendikov. Në deklaratë kërkohet respektim i parimeve të Konventës së Kombeve të Bashkuara dhe dokumentet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim me Evropë, si dhe të parimeve dekomratike të integruara në aktet e Këshillit të Evropës.
“Bullgaria dënon “deklaratat e rrejshme dhe manipuluese për të kaluarën bullgare në hapësirën publike dhe politike të RMV-së dhe i pranon si mbljellje e qëllimshme e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe bullgarëve.” Mbrojtja e të drejtave të qytetarëve bullgarë dhe qytetarëve me vetëdije bullgare – vetëdija në RMV duhet të garantohet edhe përmes përdorimit të plotë të instrumenteve të përcaktuara në kornizën negociuse të miratuar nga Bashkimi Evropian dhe me vendimin e Kuvendit Popullor të 47-të më 25 qershorit 2022”, thuhet në deklaratë.
Njëherit u bëhet thirrje të gjitha institucionet në Maqedoninë e Veriut, që në frymën e vlerave dhe lirive evropiane, të përmbahen nga vendimet dhe veprimet të cilat do t’i prishin seriozisht raportet mes dy vendeve dhe mes qytetarëve të tyre. Deklarata e miratuar komisionit, duhet të vendosohet për votim në sallën plenare.
Ndërkohë presidenti Bullgar Rumen Radev ka deklaruar se të hënë në Shkup do të qëndrojnë minitri i brendëshëm bullgar si dhe zyrtarë të tjerë, të cilët do të kërkojnë nga autoritetet në Shkup marrjen e masave që bullgarët në Maqedoni të ndjehen të mbrojtur dhe të sigurt. Kjo nuk është çështje vetëm e hitorisë dhe gjuhës por edhe i të drejtave themelore të njeriut. Radev njëherit theksoi se nëse më katër shkurt pengohet pjesmarrja e zyrtarëve bullgar në përvjetorin e lindjes së Goce Dellçevit, do të thotë se Maqedonia e Veriut po e bllokon vehten drejt BE-së.
“Nëse në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të pengojnë pjesmarrjen bullgare në çfardo forme, ata bllokohen vet për BE-në.”, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.
Për të gjithë incidentet ka persona përgjegjës dhe nuk mund të akuzohet një shtet për veprimet e disa indivodëve, ka deklaruar dit më parë kryemisnitri Dimitar Kovaçevski. Ai ka siguruar se në ditën e shënimit të lidjes së Goce Delçevit, shteti do të merr të gjitha masat që të mos ndodh ndonjë incident i ri. Tensionet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut janë rritur pas sulmit ndaj sekretarit të klubit bullgar më 19 janar në Ohër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close