MaqedoniTopLajm

Komisioni Evropian: Zbatimi i “Agjendës së gjelbër” mbetet shqetësues në Maqedoninë e Veriut

Në Raportit të fundit të Progresit të Komisionit Evropian thuhet se kapaciteti administrativ në të gjitha nivelet për çështjet mjedisore mbetet i dobët. Theksohet se ka burime të pamjaftueshme financiare për zbatimin dhe forcimin e legjislacionit ekzistues.

Për të përmirësuar koordinimin ndërsektorial dhe për të rritur burimet financiare me qëllim uljen e ndotjes së ajrit në nivel lokal dhe kombëtar, sipas Raportit, është e nevojshme ngritja e një sistemi rajonal të menaxhimit të mbetjeve, por edhe zbatimi i Marrëveshjes së Parisit, si dhe përshtatja e Strategjisë dhe ligjeve me kuadrin BE 2030.

“Është bërë përparim i kufizuar në fushën e ruajtjes së natyrës dhe ndryshimeve klimatike. Megjithatë, zbatimi në të gjithë sektorët mbetet një çështje shqetësuese. Vendi inkurajohet të lëvizë me ambiciozitet drejt Tranzicionit të Gjelbër, veçanërisht në kontekstin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Shumica e rekomandimeve të vitit të kaluar nuk janë zbatuar”, theksohet në Raport. /SHENJA/

Related Articles

Back to top button
Close
Close