LajmeMaqedoniTopLajm

Komandant Qufa : Bëni kujdes me çështjet që janë arritur me gjak!

Ish Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Zylfi Adili Qufa, në një postim në profilin e tijë ka porositur partitë politike shqiptare që të bëjnë kujdes me çështjet që janë arritur me gjak, shkruan Top24.
Postimi plotë :
Koha për politika ditore gjithnjë e më tepër po konsumohet dhe përveç konsumimit po bëhet gjithmonë e më e dëmshme në kontekst të rrethanave polotike të momentit dhe atyre që duken në horizont.
Çështjet e mëdha kombëtare të arritura deri më tash nuk janë arritur përmes politikave ditore dhe të njëjtat kan arritur të konkretizohen kur është arritur konsenzus më i gjerë jo vetëm mes aktorve dhe grupeve politike por edhe mes shumë të tjerve që kan ditë të japin shumëçka dhe gjithëçka në momente vendimtare.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Balansuesit dhe iniciativa për abrogimin e disa neneve të ligjit për përdorimin e gjuhës që flasin 20% e popullatës(gjuha Shqipe) është jasht normave
Kushtetuese dhe Marveshjes se Ohrit,
Ësht një vendim Anti Kombëtar Shqiptar,
Këta ditë është shkelur dhe tentohet të shkelet Kushtetuta që ësht arritur me Gjakun dhe djersën e Dëshmorëve të Kombit që ranë nën emblemën e UÇK dhe jo me politika mediale ditore.
Kujdes me veprimet e ndieshme dhe të arriturat me shumë mund. Pavarësisht ngjyrave partiake apo proviniencave politike nga ku vini, lojërat me çështje të ndieshme kombëtare për qëllime karrieriste politike apo qëllime të tjera do të bējnē dëme të parikuperueshme ndër dekada!
LAVDI Dëshmorëve
Respekt atdhetarëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close