LajmeMaqedoniTopLajm

Kolona të gjata janë krijuar sot në vendkalimin kufitar Tabanoc, reagon MPB-ja

Kolona të gjata janë krijuar sot në vendkalimin kufitar Tabanoc. Për dalje nga Maqedonia e Veriut në këtë pikë kufitare pritet rreth një orë. Nga Ministria e Brendshme për TV21 thonë se pritjet e gjata ndodhin për shkak të frekuencës së madhe të automjeteve. Shtojnë se në vendkalimin kufitar në Tabanoc janë vendosur në funksion të gjitha korsitë e disponueshme për dalje nga vendi.

“Ministria e Brendshme monitoron vazhdimisht gjendjen e të gjitha pikave kufitare dhe në përputhje me protokollet shëndetësore për mbrojtjen nga Covid 19 zbaton kontrollet e nevojshme për hyrje dhe dalje nga vendi. Edhe sot, duke pasur parasysh frekuencën e madhe të automjeteve, konkretisht në vendkalimin kufitar Tabanoc nga ana e Serbisë, janë vënë në funksion të gjitha korsitë e disponueshme për dalje nga vendi, 6 korsi për qarkullim të udhëtarëve, dy për autobusë dhe dy për qarkullim të mallrave”, thonë nga MPB

Related Articles

Back to top button
Close
Close