
Prokurori shtetëror, Lupço Kocevski thotë se nuk është dorëzuar asnjë propozim për amnisti të Nikolla Gruevskit, në lidhje me akuzat në rastin “Organizatorët e 27 prillit”.
“Kjo lëndë me Nikolla Gruevskin nuk vijon nuk ka asnjë lidhje dhe Nikolla Gruevski nuk ka dorëzuar asnjë propozim për amnisti eventuale”, tha Kocevski.
Kocevski ka folur edhe për rastin e fundit “Vardari”, gjatë bastisjeve të të cilit janë gjetur shuma të mëdha parash.
Siç thotë ai, këtu dhe jashtë saj janë gjetur makina për shtypjen e parave.
“Është një aksion ndërkombëtar që ishte vërtet shumë i suksesshëm. Pothuajse të gjitha provat u siguruan, u gjet një makineri për shtypjen e parave, si këtu dhe jashtë vendit. Ky është një veprim i mundimshëm, një vazhdim afatgjatë dhe kjo ka të bëjë me falsifikimin e monedhave në Kosovë”, thotë Kocevski.



