LajmeMaqedoni

Koalicioni për qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, Bogdani: Pse vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje të reja

Partia opozitare VMRO-DPMNE me gjasë do të jetë fituese e zgjedhjeve parlamentare në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kandidatja e tyre për Presidenti ka një epërsi të thellë ndaj kandidatit të partisë qeverisëse.

Partia opozitare ka paralajmëruar se nuk do të bëjë koalicion me Partinë Demokratike për Integrim të Ali Ahmetit, e cila rezulton fituese edhe kësaj here. Duke komentuar këto zhvillime, politikani Gert Bogdani i ftuar në “Open” në News 24, tha se vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje të reja.

“VMRO vetëm vitet e fundit e pastroi veten në sytë e ndërkombëtarëve. Ata nuk priteshin nga as nga partitë si motra në PPE për shkak të çështjes së Gruevskit dhe afilacioneve pro ruse. Ata riformatuan veten, krijuan një grup 7-she dhe shkonin në Bruksel dhe thoshin nuk kemi lidhje me Gruevskin dhe Ali Ahmeti e theu marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit është thyer edhe nën vitin 2006, kur VMRO mori PDSH-në në qeveri dhe shkoi pas një viti në zgjedhje të parakohshme. Nëse VMRO shkon me një koalicion të dobët duke mos respektuar parimet e marrëveshjes së Ohrit, nuk është çudi që Maqedonia të shkojë prapë në zgjedhje të parakohshme”, theksoi ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close