LajmeRajon

Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës në krye me Kamberin, të parët në konsultime te Vuçiqi

Përfaqësuesit e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës në krye me Shaip Kamberin do të jenë të parët që do të shkojnë në konsultimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për kandidatin për kryeministër.

Në ditën e parë të konsultimit, Vuçiq është paraparë të takohet me përfaqësuesit e tri listave zgjedhore, shkruan N1.

Edhe pse ishte paralajmëruar se sot në konsultime do të ishin edhe përfaqësuesit e listës “SDA Sanxhak – Dr. Sulejman Ugljanin”, ata e anuluan shkuarjen e tyre për shkak të “krimeve në Srebrenicë”.

Nga ora 11:30 Vuçiq do të zhvillojë konsultime me listën “Së bashku për Vojvodinën – Vojvodinasit (Aleanca Demokratike e Kroatëve në Vojvodinë, Së bashku për Vojvodinën)”.

Takimi i fundit i ditës së parë të konsultimeve, në ora 12:45, do të jetë ai me përfaqësuesit e listës “Amaneti i Myftiut – Partia për Drejtësi dhe Pajtim (PSP) – Usama Zukorliq”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close