
Klubi i karatesë Fati nga Tetova do të jetë pjesë e turneut Karate1 Seria A që do të mbahet më 09.Janar 2026 e premte në Tiblisi të Gjeorgjisë. Edona Ziberi garuese e klubit të karatesë Fati nga Tetova do të përballet në luftën e parë me garuesen nga Gjermania Ruehlmann Charlotte, shkruan Top24
Garuesja e klubit të karatesë Fati, Edona Ziberi nga Tetova do të garojë në kategorinë +68 kg seniore. Kjo sipas trajnerit Arlind Huseini është një perballje e rëndë ku marrin pjesë garues nga më shumë se 50 shtete. Nuk do jetë një sfidë e lehtë, por një periudhë por kjo do të jetë një test i rëndësishëm për Kampionatin Europian ku Erdona Ziberi pritet të merr pjesë si garuese në U21.





