
KSHPK-ja, në vend të 17 të parashikuar me ligj, është e lidhur në mënyrë elektronike vetëm me pesë institucione, gjë që e vështirëson hetimin e saj.
Nëse kësaj i shtohet edhe jo-azhurnimi i institucioneve, rezultati është, thotë Çuçul, që nuk kemi një numër të saktë dhe përfundimtar të funksionarëve.
“Një situatë e tillë lejon grumbullimin e funksioneve”, tha ai në intervistë.
Ndonëse për gjysmë ore, sa zgjatën intervistat, është e pamundur të fitohet një pamje reale, Çuçul u dallua nga kandidatët e tjerë, me atë se e zotëronte lëndën në detaje, dhe ndryshe nga shumica e kandidatëve, nuk lexonte nga materiale të përgatitura.



